LSDM reagon pas publikimit të “bombës” kundër Zaevit
|
Pas publikimit të një video nga një kanal anonim në Youtube ku shihet takimi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit me kryeministrin Nikolla Gruevskin, ku pretendohet se Zaevi personalisht ia pranon Nikolla Gruevskit humbjen e zgjedhjeve nga më shumë se 150.000 vota diferencë, ka reaguar LSDM
“Në një përpjekje për të mbrojtur lëkurën e tij, Nikolla Gruevski, po bën vepër tjetër penale, me anë të servisit YouTube duke publikuar videon e bisedave në zyrën e tij, për të cilat vetë ai ditë më parë tha se janë marrë masa speciale hetimore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sipas partis që udhëhiqet nga Zoran zaev, Gruevski është kapur në grabitje të madhe elektorale dhe e dinë se ajo është kriminal dhe i pashembullt në mbarë botën.










