Për shkak të borës anulohet ndeshja Shkëndija-Pelister - tetova1.com

Për shkak të borës anulohet ndeshja Shkëndija-Pelister


stadiumibore
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 7, 2015





Të rreshurat e mëdha të dëborës në rajonin e Pollogut kanë detyruar kryetarin e Kosmionit për Gara pranë FFM-së, Vakso Dojçinovskin që të sjellë vendim për anulimin e takimit të xhiros së 19-të ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit. Persona kompetentë të FFM-së të premten para dite ishin në Tetovë duke vlerësuar situatën në teren, pas çka vjen vendimi se për momentin nuk ka kushte për tu zhvilluar futboll. Kështu, dueli i paraparë të zhvillohet të dielën (08.03.3015), është shtyrë për të mërkurën (11.03.2015) në orën 14:00. Ndërkohë shtyrja e duelit me Pelisterin ka ndryshuar planet e stafit teknik që detyrohet të përshtatë stërvitjet për përballjen e të mërkurës. Skuadra të shtunën do të zhvillojë seancën e paraparë stërvitore, ndërsa të dielën në program do të jenë dy seanca stërvitore. /kf.shkendija/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net