‘Përgjimet’, të martën mblidhet KSHZ-ja
|
Bomba e 7-të e Zaevit ka prekur Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) i cili ka paralajmëruar se do të mblidhet të martën për të diskutuar në lidhje me përgjimet që publikoi dje lideri I partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev.
Kryetari aktual i KSHZ-¬së Nikola Rilkoski, i cili vjen me propozim të LSDM-së, ka deklaruar se nuk është njoftuar me përmbajtjen e regjistrimeve audio, porse nga çfarë i kanë përcjellë, ato u referohen zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Ndërkohë, nënkryetari i KSHZ¬së Subhi Jakupi, tha se të martën organi kryesor zgjedhor do të mblidhet dhe do të ndërtojë qëndrim për situatën. Ish¬ kreu i KSHZ-¬së Boris Kondarko, gjatë kohës së të cilit u organizuan zgjedhjet lokale 2013, nuk ka pranuar të komentojë rreth bisedave të djeshme telefonike të cilat i prezantoi Zaevi dhe të cilat flisnin për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor , gjegjësisht zgjedhjeve lokale të vitit 2013.





