Kasami në “Shqip”: Përgjimet janë bërë nga pushteti për të kontrolluar gjithçka
|
Koordinatori i Lëvizjes BESA, në emisionin “Shqip”, të Rudina Xhungës, ka deklaruar se ajo që po ndodh në Shqipëri, zhvillimet e fundit në partinë në pushtet, është pastrim nga krimi. Sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi në Kosovë, dhe atje u pa që nuk ekzistojnë kapacitete të tilla për të pastruar me krimin.
Kasami në pyetjen e gazetares, se kush qëndron pas përgjimeve, tha se përgjimet i ka bërë pushteti për të ushtruar kontroll mbi të gjithë, madje edhe mbi njerëzit e vet. “Mendoj se kjo që po ndodh është pastrim me një përkrahje ndërkombëtare ngase ne vetë nuk kemi forca për ta çuar një proces të tillë përpara”, ka thënë Kasami nga Lëvizja BESA.
Bilall Kasami: Shqiptarëve i duhet model i politikanëve të moralshëm
“Në Maqedoni shqiptarëve i duhet model politikanësh të moralshëm, nëse jo 100 % të paktën mbi 90 % të moralshëm, ne këtu duhet të ofrojmë politikanë të cilët nuk janë të korruptuar që t’i rrijnë karshi problemeve të cilat i ballafaqojmë çdo ditë” ka thënë Kasami.










