Raportimi i mediave shqiptare dhe maqedonase për Jugohromin
|
Jakup Veseli
Rasti Jugohrom është një ndër rastet më specifike në Republikën e Maqedonisë, dhe përkundër faktit se ndodhi në një shtet multietnik më shumë preku pjesën shqiptare,por ajo që u vu re ishte se në protestat Jugohrome ishin të pranishëm edhe pjestar të etnive tjera vendore. Duke iu referuar pankartave gjuhëmaqedone,konkludojm se ndryshimi I realitetit mediatik në këtë rast qoft nga mediat shqiptare apo maqedonase,ka ndodhur për shkaqe të politikës editoriale,e jo për arsye nacizmi dhe stereotipesh,që janë ndeshur zakonisht të dy palët në të kaluarën.
Ndonëse paraja të bën të pasur e vetëm edukata zotëri, dështimi dhe dehja në tym tashmë të bën njeri popullor, tanimë duhanpirësit e komunës së Tetovës dhe asaj të Zhelinës nuk mundet as nga të pasurit e as nga zotëritë të akuzohen për vetvrasjen e tyre e as për ndotjen e ambientit,pasiqë tanimë ata ndodhen perballë një konkurence të madhe.
Pikspari Alsat-M ka raportuar se disa ministra të BDI-së kanë kërkuar mbylljen e Jugohromit,por kjo ka ndikuar në tensionimin e mardhënieve koalicionare,për shkak të premtimeve parazgjedhore të VMRO-s e cila garantonte mosmbylljen e ksaj fabrike.Nga gazeta Lajm theksohet një paradoks i ministrit Nuran Izairi i cili theksoi se ndotjen e bëjnë automjetet kurse vet qeveria përkundër mospëlqimit të ekologve lejoi importin e 160 mijë automjeteve të përdorura.Kurse portalet Portalb,Almakos në kto raste kanë qenë më të guximshme duke tansmetuar çdo informacion për Jugohromin. Poashtu Kanal 5 nga mediat maqdonase raportoi më parë për planin operativ ose punues të shtetit mbi Makstil dhe Jugohrom,poashtu më vonë raportoi për Kallëzimin penal ndaj Jugohromit dhe refuzimit të po atij kallëzimi penal për shkak të mungesës së provave.
Gjithashtu TV Sitel më parë raportoi për vonimin e aktviteteve nga ana e Jugohrom për të mar lejen mjedisore nga ana e ministrisë,dhe më vonë I njejti raportim ndodhi si ai I Kanal 5 kur ksaj ngjarje aq të rëndësishme iu kushtuan 6 rreshta artikulli në lidhje me spjegimin e DOMI-t për Jugohromin.Dhe prej mediave maqedone më direkte ndaj këtij fenomeni u tregua TV Nova e cila transmetoi në rrjetin social të saj grumbullimin e parave të qytetarëve për rrogën e ministrit Izairi nga ana e lëvizjes ekologjike Eco Guerilla,dhe prej portaleve kanë qenë në rrjedhja Utrinski.mk etj. Kryesisht mediat shqiptare dhe maqedonase pjesërisht kanë qenë në rrjedhojë të raportimit,duke ditur presionin dhe mbikqyrjen e vetëdijshme prej pushtetit që kan pasur kryesisht Jugohromi është shfaqur shumë para bombave shpëtuese mediatike dhe veçanërisht edhe pse në hapësirë të ngusht interpretimi,sadopak mund të themi se mediat kanë arritur të bartin realitetin mediatik,duke iu referuar protestave kohën e fundit që kanë ndodhur që në krahasim me ata të dhjetorit 2013 me 300 protestues,të janarit 2014 mezi 50 qytetar të grumbulluar ndërsa tanimë kohën e fundit kemi parë protesta me mbi 1000 qytetarë dhe disa figura politike,dhe krejt kjo tregon se sadopak është bartur mesazhi medial nga industria mediatike në vendin tonë,duke vetdijsuar audiencën që ta kuptoj realitetin për Jugohromin. Efekti mediatik u hodh aq vrullshëm në protestën e fundit ndaj Jugohromit aq sa preku edhe `Nënën` parlamentare Emira Mehmetin,saqë mendimin aq human për mbylljen e Jugohromit, problem a do ta kishte dhënë edhe Nëna Tereza,poashtu ky ndikim nuk kaloi as pa e kapluar “Haxhicën Shqiptare” Teuta Arifin e cila dërgoi 2 shërbetotët e saj komunal në protest,ndërsa vet sigurisht nuk mundi të vinte për shkak se barrën e kancerit kur e përjetoi ajo vet,kanceri mund të jetë i hapur për këdo veçanërisht edhe për fëmijët tetovarë.Përfundimisht ajo që u konstatua tek ne ishte mosprezenca e studentëve dhe mjekve në protest,që i vëndoi njerzit në konkluzën se: “Çuditërisht indeksi për studentët dhe recepta për mjekët”. “Janë më te vlefshme se oksigjeni i pastër për frrymëmarrje”.
Autori është student në Fakultetin Juridik- Programi Studimor Gazetari në USHT










