LSDM: Janakievski dhe Mijallkov flasin si të vjedhin lista zgjedhore
|
LSDM ka publikuar edhe një incizim për të cilin thotë se dëgjohen Sasho Mijallkov dhe Mile Janakievski duke biseduar se si të vjedhin disa lista zgjedhore. “Disa janë në thasë të zi dhe gjenden në komunën qendër. Ato thasët e zi që happen si me patent. Të shkojë dikush, nëse keni asi njerëz dhe të shofin nëse mund t’i hapin.”, thotë zëri i Janakievskit. “Çka do të bëjmë me to”, pyet Mijallkov. “Do të shkojmë pastaj nga dera në derë”, thotë zëri i Janakievskit.















