Jugohromi filloi ti ndërtoj stacionet filtruese - tetova1.com

Jugohromi filloi ti ndërtoj stacionet filtruese


jugohrom-filterat
Kategoria: Ekonomi / Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Mar 13, 2015





“Jugohromi” ka filluar të zbatoj projektin i cili parashikon ndërtimin e stacioneve filtruese për pastrimin e gazeve të shkarkuara nga uzina e prodhimit.
Puna e filtrave të stacioneve do të mbroj ambientin jetësorë dhe do të mundësoj punësime të reja pasi për momentin është duke punuar me gjysmë kapacitet dhe ka mbi 1.000 të punësuar bëjnë të ditur nga fabrika. “Me kënaqësi mund të them se Jugohromi e ka filluar këtë proces të investimi për realizimin e të cilit janë angazhuar shumë kompani vendore. Deri në fund të vitit mund të presim përfundim të investimit,” ka thënë për Nova Makedonija Slavko Stojcevski drejtor teknik në Jugohrom.
Sipas përfaqësuesve të “Jugohromit” investimi parashikon ndërtimin e tri stacioneve të filtrimit dhe është e planifikuar që kjo të përfundoj deri në fund të këtij viti. Ndërtimi i stacioneve të filtrimit do të mundësoj që të mos shpërndahet pluhuri i cili krijohet me prodhimin e ferosiliciumit dhe pastrimi i tymit i cili lëshohet nga fabrika deri në nivelin e koncetrimit të PM10 ose 10 mikrogramë të grimcave të ngurta për metër kub. Sipas rregullores norma e lejuar e koncentrimit të PM10 është 50 mikrogramë të grimcave të ngurta për metër kub.

/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net