Kriza politike dhe manipulimi me popullin
|
Driton Mehmedi
Popull i dashur, dhe të gjithë atyre si akademik, doktor të shkencave, si jurist,magjistra,profesor,mësues,vëllezër dhe motra. Ka ardhur koha që demokracia të mbi jetojë si demokraci vetëm nga udhëheqja e drejtë në mënyrë demokratike dhe të mos distancohemi dhe të frigohemi ligjit,policis,dhe të gjitha strukturave të larta shtetërore,por të vetëdijshëm që të gjitha këto struktura të larta do të punojnë ligjërishtë pa ndikime politike dhe ndëretnike e deri te ato fetare.
Në një shtet demokratik duhet një udheheqje demokratike,një udhëheqje që çon në lirin e çdo qytetari,si në të shprehur,si në media,si në arsim e shum e shum institucione të larta shtetërore. Siguri e lartë në një shtet do të thot siguri në popull dhe jo siguri në një individ si karierë,por siguri kudo si në familje e deri te ato shoqërore. Morali i çdo shteti është siguria në vend, dhe në menyrë demokratike,i njëjtë dotë ishte si morali i njeriut me sjelljen dhe karakterin.
Një udhëheqje e sigurtë,një popull i sigurtë,një institucion i sigurtë. Sot ka ardhur koha që të vetëdijesohemi të gjithë së bashku,të dallojmë të keqen dhe të mirën,ti japim mundësi asaj që është e mundshme,dhe të jemi të barabartë me të gjithë. Të gjitha instutucionet e larta,ose thënë më shkurtë shteti,deri në ditët e sotme kur nuk ka reflektuar si shtet demokratik,as njëher nuk ka shpalosur neglizhencën se si në mënyr brutale funksionon shteti si shtet,politika si politik,por gjithnjë me montime të pafundme si në rastet”monstra”e shum e shum të tjera”.
Por,me kët udheheqje të pushtetëmbajtësve të deritanishëm në mënyrë jo demokratike është cënuar rëndë morali i çdo qytetari,pa të drejtë janë marë jetët e njerzive të pafajshëm,dhe kjo mos siguri ka ardhur deri te mllefi i popullit ndaj pushtetëmbajtësve që me çdo kusht zën karriget për ta varfëruar popullin,për ta përçar atë si në familje e deri në shoqëri. Prandaj sot jemi më të vetëdijshëm se kurr,sepse atëher kur arihet vetëdijesimi atëherë kemi krijuar një siguri në vete,në shoqëri,në familje dhe kudo brenda atij rethit ku jetojmë. Dhe unë personalisht,por besojë se edhe të gjithë si unë,besojmë në një udhëheqje demokeatike për shqiptarët,sepse puna juaj e cdo politikani është vullnet i të gjithëve. Të vetëdijshëm për një udhëheqje demokratike,shoqërore,familjare e deri te ato shtetërore.










