Kim Mehmeti ironizon: Të dënohen ata që e dëmtojnë imazhin e regjimit ‘proshqiptar’, VMRO-BDI!
|
Analisti politik Kim Mehmeti ka reguar pas ngritjes së 7 padive nga Artan Grubi kundër gazetës Lajm, Portali Almakos dhe Tetova Sot. Postimi i plotë i publicistit dhe shkrimtarit Kim Mehmeti në rrjetin social facebook:
“Lexova se Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, paska ngritur 7 padi kundër medieve dhe gazetarëve shqiptarë të Maqedonisë! Dhe nuk më pëlqejnë sulmet që i adresohen atij, ngaqë ndoshta ai vetëm zbaton urdhrin që ka marrë nga kryetari i partisë! Pastaj edhe mirë ua bëjnë gazetarëve shqiptarë, kur atyre nuk u kujtohet që ashtu të bashkuar, ta padisin BDI-në, e cila lejoi që parat e taksapaguesve shqiptarë, të harxhohen edhe për financimin e medieve maqedonase të tipit ‘sitelian”, të cilat media, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, vjellin përbuzje dhe ofendime ndaj shqiptarëve, por në ndërkohë, nuk dëgjuam njëherë të vetme, cilindo kryesues të BDI-së, ato t’i jepte në gjyq! Andaj unë jam pro këtyre padive të funksionarëve të BDI-së dhe madje mendojë se këto medie dhe gazetarë, duhet dënuar me procedurë të përshpejtuar, nga kjo gjykatë e ‘pavarur’, e cila me aq ‘objektivitet’ burgosi pronar mediesh! Pra, jam pro asaj që edhe më qartë të shihet se funksionarëve të BDI-së nuk u lejohet të ndërhyjnë në gjyqësorin e ‘pavarur’ kur bëhet fjalë për rastet si ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut apo djegia dhe shkatërrimi i pronave shqiptare në Gjorçe Petrov, por ata kanë duar të lira të ngrenë padi e të dënojnë cilin do shqiptarë! Dhe u propozoj gazetarëve dhe medieve shqiptare që me vëmendje të përcjellin këto procese gjyqësor, ngaqë do jenë kontribut i veçantë për angazhimin e funksionarëve të BDI-së për gazetari të pavarur dhe për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë! Pra këto padi të funsionarëve të BDI-së kundër gazetarëve e medieve shqiptare, duhet të merren të atilla siç janë: vepër me vlera kombëtare dhe fushatë për spastrimin e gazetarisë shqiptare nga forcat ‘destruktive’ që e dëmtojnë imazhin e regjimit ‘proshqiptar’, VMRO-BDI!”










