Gruevski: Nuk ka zgjedhje, Qeveri kalimtare vetëm pa VMRO-në - tetova1.com

Gruevski: Nuk ka zgjedhje, Qeveri kalimtare vetëm pa VMRO-në


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Mar 15, 2015





Qeveria kalimtare është zgjidhja e mundshme për krizën politike, por pa VMRO DPMNE-në. Në këtë mënyrë, kryeministri Nikolla Gruevski refuzoi kërkesën e vetme politike të opozitës. Qëndrimin e tij, lideri i VMRO DPMNE-së e tha në tribunën partiake në sallën “Boris Trajkovski” e cila vjen si përgjigje e kërkesave dhe “bombave” të LSDM-së dhe partnerëve të saj politik. Gruevski përsëriti se pushteti fitohet vetëm në zgjedhje dhe akuzoi lideri opozitar Zoran Zaev se në agjendën për të kërkuar qeveri kalimtare, qëndron ideja për ndryshimin e emrit.

Gruevski përmendi edhe kërkesat tjera të opozitës- dorëheqjet e krerëve të TVM dhe të Prokurorisë publike. Për prokurorin publik Marko Zvrlevski, dha mbështetje të hapur.

Në fjalimin e tij i cili zgjati diku 1 orë, në një pjesë Gruevski foli edhe për projektet të cilat Qeveria i ka zbatuar në vitet e kaluar. Me to edhe e përfundoi paraqitjen e tij gjegjësisht shprehi bindje se qytetarët do t’i zgjedhin “bombat” qeveritare të cilat përbëhen nga veprat në vend të skenarëve të krijuar, siç tha, nga opozita.

Për ankesat se mediumet nuk janë të lira, Gruevski u përgjigj se nuk ka shtet në botë ku të paktën tre mediume nacionale drejtpërdrejtë transmetojnë publikimin e bisedave sekrete telefonike, për të cilat sërish tha se janë të “krijuara”. Gruevski ishte folësi i fundit në sallën Boris Trajkovski. Në tribunë morën pjesë edhe Lubisha Georgievski dhe Johan Tarçullovski, të cilët në përgjithësi dërguan mesazhe që kreu i partisë të qëndroj i qetë ndërsa bënë thirrje për bashkëjetesë në vend. Shou të shkurtër kishte edhe aktori Toni Mihajllovski, në të cilën përqeshi liderin opozitar Zoran Zaev dhe paraardhësin e tij Branko Crvenkovski. Në fillim të ngjarjes, salla dhe rrethina ishin përplot me njerëz të cilët vinin me autobusë nga viset e ndryshme të Maqedonisë. Kah fundi i fjalimit të kryeministrit, mund të vëreheshin edhe karrige të zbrazëta nëpër sallë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net