Mërgimtarëve që mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë do ju fshihet adresa pa nam dhe nishan!
Izet Zeqiri
Qeveria e Maqedonisë përmes dy propozim ligjeve, njëri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe tjetri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit synohet të fshihen mërgimtarët si banorë rezident të Maqedonisë. Shtetasi i cili do të qëndrojë jashtë vendit për periudhë më gjatë se 3 muaj, me automatizëm MPB-ja do t’ia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni. Ky ndryshim prek mërgimtarët tanë që kanë vendbanim të përkohshëm jashtë vendit, të cilëve nëse miratohen këto ndryshime, u fshihet adresa e këtushme.
Diaspora ka pasur dhe ka një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Këtë e dëshmojnë të dhënat e shumave të mjeteve, të cilat qoftë nëpër kanalet bankare, qoftë nëpër kanale private hyjnë në Maqedoni. Të gjitha këto mjete sot paraqesin një pozicion të mirë në bilancin e pagesave të Maqedonisë, si mjete devizore dhe transfere private të të ardhurave të punëtorëve tanë që punojnë në botën e jashtme. Qytetarët që punojnë në diasporë kursimet i kthejnë në vendlindje, duke i shpenzuar për plotësimin e nevojave personale të veta dhe të anëtarëve të familjes, edhe atë për nevojat primare të detyrueshme (ushqim, veshmbathje). Tashe ato nuk do të ken ADRESE NE MAQEDONI.














