Neziri: Titujt e lajmeve - 24 Maj, Viti 2025
|
Analisti Xhelal Neziri në rrjetin social facebook ka ironizuar aktualitetin politik dhe premtimet e partive politike.
Titujt e lajmeve - 24 Maj, Viti 2025:
- BDI kërcënon me dalje nga qeveria nëse deri në tetor nuk zgjidhet çështja e emrit
- Thaçi: PDSH do të jetë pjesë e qeverisë, unë zv/kryeministër
- Komuna e Tetovës premton ndërtimin e ujësjellësit
- Nevzat Bejta: Maqedonia kufizohet me Turqinë
- Analistët: partitë shqiptare vasale të pushtetit
- Ali Ahmeti: Ka ende punë për tu bërë për implentimin e Marrëveshjes së Ohrit
- Anketa e IRI: BDI dhe PDSH me përkrahje më të madhe
- Enti i statistikës: Në 10 vitet e fundit vendin e kanë lëshuar 500 mijë shtetas














