Osmani: Thaçi gënjen përsëri anëtarët e PDSH-së - tetova1.com

Osmani: Thaçi gënjen përsëri anëtarët e PDSH-së


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Mar 16, 2015





Opinionisti Hadi Osmani ka ironizuar deklaratën e Menduh Thacit të dhënë në Strugë se PDSH po negocjon për të hyrë në Qeveri. Osmani përmes një reagimi në Facebook thotë se kjo është vetëm një gënjeshtër e Menduh Thacit për ti mashtruar antarët e partisë së tij. Perndryshe Osmani thotë se hyrja e PDSH-së në Qeveri do te ishte shpëtim për shqiptarët dhe mudësi për pastrimin e skenës politike.

“Do të ishte shumë mirë nëse PDSH hyn tani në këtë qeveri e cila është në orët e saj të fundit sepse edhe ky grupacion bashkë me VMRO dhe BDI do të shkonte në humnerë dhe do ta hapte rrugën për një forcë të re politike në skenën shqiptare. Por nuk e kanë shqiptaret atë fat, jo. Deklarata për hyrjen e PDSH në Qeveri është vetëm një mashtrim i radhës që Menduh Thaci ua bën anëtareve të tij, njejtë si në fushatën e fundit kur tha se edhe me një deputet do të hyjë në Qeveri. Misioni i Menduh Thacit është që ta uzurpoje opozitën dhe mos ti liroe vend një subjekti të ri, ndersa misioni i Ali Ahmetit është të votoje dhe legjitimoje ligjet e VMRO në Qeveri. Sidoqoftë edhe nëse hyn edhe nëse jo, për Thacin do të jetë njejtë, shqiptarët e panë fytyren e tij të vertetë ashtu sic e panë tanimë edhe fytyrën e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit”, shkruan Hadi Osmani.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net