Paratë e qytetarëve muzika e qeveritarëve - tetova1.com

Paratë e qytetarëve muzika e qeveritarëve


izetzeqiri
Kategoria: Opinione

Postuar më: Mon, Mar 16, 2015





IZET ZEQIRI

RTM 22 milion euro buxhet! (14 milion euro taks t’u shperdahen mediumeve dhe portaleve të cilët informojnë drejtë qytetarët e jo atyre që fshehin të vërteten)

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) është ndërrmarje publike, themelues i të cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për informimin e qytetarëve e jo për shpërlarjen e trurit të qytetarëve. Veprimtaria e RTM është e definuar në mënyrë ligjore dhe kosiston në prodhim dhe emetim të programit radio televiziv, të cilat duhet ti përmbushin nevojat informative, kulturore, arsimore, edukative dhe ato rekreative të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e jo kënaqjen e nevojave të qeverisë.

Edhe pse qeveria jep para për Radio Televizioni i Maqedonisë por ato para janë të qytetarëve të cilët e mbushin buxhetin e qeverisë. Mos harojmë se edhe qytetarët me taksën radiodifuzive e financojnë RTM në mënyrë direkte. Me planin financiare RTM ka të hyra në vlerë 1.361.500.000 (mbi 22 milione e 138 mijë euro) dhe ate nga taksa rediodofuzive 863.000.000 milion denar ose 14 milon euro që e paguajnë qytetarët në mënyrë direkte , pjesa tjëtër e të hyrave janë para të ministrive, buxhetit të cilët qytatarët i paguajn në mënyrë indirekte dhe disa të hyrave vetanake minore.

Qeveria duhet të financon edhe mediumet dhe portalet të cilat informojnë drejtë qytetarët, taksa radiodifuzive prej 14 milion euro duhet t’u shperdahet mediumeve dhe portaleve të cilët informojne drejtë qytetarët se çka ndodhë në vendë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net