VMRO nuk planifikon zgjerimin e qeverisë, mohon hyrjen e PDSH-së - tetova1.com

VMRO nuk planifikon zgjerimin e qeverisë, mohon hyrjen e PDSH-së


gruevski-thaci
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Mar 16, 2015





Paralajmërimet e kreut të PDSH-së Menduh Thaçit për hyrje në qeveri, janë përgënjeshtruar nga burime pranë VMRO-DPMNE-së.
Zyrtarë të kësaj partie thanë në kushte anonimiteti se partia nuk planifikon të zgjerojë koalicionin qeverisës.
Ne kemi deklaruar se nuk pranojmë asnjë ndryshim të qeverisë, as qeveri teknike dhe as zgjedhje të reja. Përfshirja e një tjetër partie në koalicionin tonë, mund të kuptohet si gatishmëri e jona për formimin e një qeverie kalimtare, teknike ose të një qeverie me përbërje të zgjeruar, siç ishte ajo në vitin 2001. Por situata e sotme nuk mund të krahasohet me konfliktin e vitit 2001. çështjet aktuale do të zgjidhen në kuadër të institucioneve, ndërsa Qeveria do të vazhdojë e përkushtuar në angazhimet e saj”, thanë burimet “Zhurnal”.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi dje se po negocion me VMRO-DPMNE-në për përfshirjen e kësaj partie në qeveri.
Por VMRO-DPMNE nuk ka bërë ende asnjë deklaratë që konfirmon negociatat e tilla.
Ngjashëm, kreu i PDSH-së pati deklaruar vitin e kaluar se do të jetë pjesë e qeverisë, edhe sikur të marrë vetëm 1 deputet.
Deklaratat e tilla pasuan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kur PDSH mori vetëm 30 mijë vota me kandidatin e saj Iljaz Halimi dhe rrezikonte humbjen dramatike në zgjedhjet parlamentare, që mbaheshin dy javë më vonë.
Deklaratat thuajse bindëse të Thaçit ndikuan në rikthimin e elektoratit dhe bënë që partia në zgjedhjet parlamentare të merrte më shumë se 60 mijë vota.
/Zhurnal/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net