BASHKË… është logoja e Kongresit të Punës së BDI-së
|
Partia shqiptare në pushtet që ka njoftuar se do të mbajë një Kongres pune më 28 dhe 29 mars e ka zgjedhur edhe moton: BASHKË…
Edhe BDI si parti qeveritare ndodhet në krizë pas plasjes së skandalit të përgjimeve, në disa prej të cilave janë prezantuar edhe biseda të ministrave dhe drejtuesve të lartë të saj të cilët shprehnin shkallë të lartë të nënshtrimit ndaj shefave të partnerit maqedonas në Qeveri.
Në këtë situatë ngihet pikëpyetja se BASHKË me kë BDI do të dalë nga qorrsokaku ku është futur.
Në opinion ka shumë kërkesa që LSDM-ja të publikojë edhe skandale tjera në të cilat besohet se janë përfshirë zyrtarët e BDI-së.
Megjithatë, zyrtarët e partisë shqiptare vazhdojnë të shprehin indiferencë ndaj situatës dhe vazhdojë aktivitetet e planifikuara sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Kongresi i Punës është njëra prej këtyre shfaqjeve. Zyrtarët partiakë kanë njoftuar se temat e Kongresit janë: integrimet euroatlantike dhe fqinjësia e mirë, qeverisja e mirë dhe demokracia konsensuale si dhe zhvillimet ekonomike dhe mundësitë e barabarta.
Në fakt, këto tema kanë qenë edhe premtimet kryesore të partisë gjatë secilës prej fushatave zgjedhore që janë mbajtur deri tash dhe shumë pak gjëra kanë lëvizur nga vendi. /SHENJA/










