Mërgimtarët porosisin BDI-në: Kujdes me letërnjoftimet!
Mërgimtarët kanë porositur BDI-në që të kete kujdes me ligjin që atyre ua mer adresën e banimit. Mërgimtarët rikujtojnë Ahmetin se bëhet fjalë për ligj që i dëmton shokët e tij te dikurshëm ne diasporë, njerëzit që dhanë gjithcka për vendilindjen. Hadi Osmani që jeton dhe vepron në Zvicër ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook në emër të mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia. “Kujdes BDI, flitet për mërgatën!
Jemi ne ish shokët tuaj të klubeve nëpër mërgatë. Jemi ne ato që dhame dhe paratë e fundit për të ndihmuar proceset të cilat ju i morët mbi vete. Jemi ne që organizuam, financuam, mbështetëm dhe si pjesë e kombit edhe morëm pjesë në luftën e vitit 2001, të cilën përsëri ju e morët mbi vete. Hallall i keni krejt meritat merni, por mos guxoni të na merni të drejtën për tu rikthyer në atdhe, mos na merni identitetin, atëdhesine dhe shtetësinë. Ende kemi shpresa se të pakten kjo punë nuk do të këtë vend në pazarllëqet e politikës ditore”














