Gazetari Ismaili: RTVM me muaj nuk na ka paguar rrogat - tetova1.com

Gazetari Ismaili: RTVM me muaj nuk na ka paguar rrogat


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 21, 2015





Gazetari Mefail Ismaili, i cili deri para disa muajve më parë ka punuar në Radio Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, në profilin e tij në facebook, ka shkruar se rreth 200 punonjës me honorarë në këtë institucion me muaj të tërë presin kompensimet për punën e tyre.

Ja dhe statusi i plotë i gazetarit Mefail Ismaili:

RTVM = me: plaçkitjen e qytetareve (përmes taksës radiodifuzive) dhe borxhliu më i madh i gazetareve !

Nuk e kuptoj se si drejtuesit e TVM-së me paturpësi, të pashpirt dhe pafytyrë, guxojnë të luajnë me nervat dhe jetën e qindra të punësuarve, duke mos u paguar rrogat dhe honorarët.

Madje duke luajtur me jetën e të punësuarve me kontrata si honorarë dhe përmes Agjensionit për punësim të përkohshëm, se do te marrin sot-nesër, këtë jave-këtë javë, këtë muaj ose muajin tjetër, drejtoret e saj luajnë edhe me jetën e familjareve të atyre të punësuarve, që tashmë nga 3 deri në 6 muaj nuk kanë marrë rrogë. Biles edhe me mundësinë që ata që do të marrin vendimet ( të cilat u dhanë muajin e kaluar) të mos i kërkojnë 6 rrogat, për të cilat kanë punuar për çdo ditë!!!

Uroj që ata që kanë familje dhe fëmijë, sa më shpejt të dalin nga ankthi i pritjes së pagave të tyre, për të çuar në shtëpi një copë bukë. Ndërsa drejtoreve që marrin nga 1000 euro rrogë… Zoti ua ruajt mendjen…MTV që është institucion buxhetor prej 20 milion eurove në vit, rreth 200 të punësuarve si honorarist dhe të punësuar përmes Agjensionit për punësime të përkohshme SPID u ka borxh nga 3 deri në 6 rroga !!!Kolegë të nderuar, vetëm unë ju kuptoj plotësisht. Zoti qoftë në anën tuaj se TË TURPËRUARIT NGA ZOTI, SKANË TURP DHE SHPIRT!!!

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net