Kozniku i mërzitur nga humbja ndaj Teteksit - tetova1.com

Kozniku i mërzitur nga humbja ndaj Teteksit


Kategoria: Sport

Postuar më: Mon, Mar 23, 2015





Trajneri i Shkëndijës, Ardian Kozniku ka qenë jashtëzakonisht i mërzitur pas humbjes nga Teteksi, i fundit në renditjen tabelore. Sipas, Koznikut humbja ishte e rëndë, shkruan gazeta Lajm.

“Ishte një humbje e rëndë, mirëpo them se pjesa e parë nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa në pjesën e dytë patëm shumë shanse, mirëpo pësuam një gol të them trashanik të mbrojtjes. Futbolli është i tillë, duhet të analizojmë ku dhe si gabuam, sepse vërtetë ishte një humbje e rëndë”, deklaroi Kozniku.

Kujtojmë se, Shkëndija është tronditur ngaTeteksi, i cili renditet në vendi e fundit në tabelën e klasifikimit, duke u mundur me rezultat 0-1, në javën e 21-të të ligës së parë që është zhvilluar të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Një humbje e papritur që në masë të madhe ka zhgënjyer tifozët Ballistët të cilët assesi nuk mund të pajtoheshin me një humbje të tillë, sidomos ajo kur vjen nga një rival sic është Teteksi. Goli i vetëm është shënuar në minutën e 62-të kur rusi Osllonovski realizoi gol nga afërsia. Adem kishte gjuajtur nga largësia, kurse topin e dëbuar nga shtylla e djathtë rusi pa ndonjë problem e mposhti Jovanovskin.

Shkëndija dy herë qëlloi shtyllën e portës së Teteksit, dhe në të dyja rastet nga sulmuesi Kirovski. Edhe përkundër iniciativës së madhe së Shkëndijës, në fund Teteksi i rrëmbeu të tre pikët. Në takimin tjetër Metalurg dhe Turnovo i ndanë pikët, duke luajtur pa gola 0-0. Pas kësaj humbje, Shkëndija renditet në vendin e tretë me 37 pikë, 11 më pak se lideri Vardari, i cili ka barazuar 1-1 me Pelisterin./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net