PDSH e Thaçit i reagon PDSH-së së Selës - tetova1.com

PDSH e Thaçit i reagon PDSH-së së Selës


sela-thaci-pdsh
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Mar 25, 2015





Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi ka reaguar për Kongresin që ditë më parë mbajti iniciatori i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela.

“Ky Kongres i Nomadëve Partiak nga cili organ zyrtarë i PDSH-së u thirr ??? !!!

Po këta “analistë” e “gazetarë” a dinë se PDSH ka Kryetar, Kryetar të KQ dhe Kuvend Qendrore prej 105 anëtarë Kryesi Qendrore prej 25 anëtarë,27 kryetar dhe kryesi dege, ,296 nëndegë dhe 18 164 anëtarë…”, thekson Ibrahimi.

Postimi i plotë:

PDSH do të jetojë deri atëherë sa të egzistojë ideja per liri,drejtësi,barazi dhe demokraci te shqiptarët.

Për ata që i thonë vetes “analistë” e “gazetarë”, e që për postulate duhen të ken vetëm të vërtetën,argumentet,faktet dhe dëshmitë.

Në mbarim të vitit 1993 u mbajt Kongresi i PPD-së.I thirrur nga Kuvendi Qendrorë i kësaj partie.Me 244 delegat të zgjedhur nga kuvendet e degëve të PPD.

Prej tyre 218 votuan ,qe të bëhet Kryetar, Arben Xhaferi.Një grup i vogël ,te instrumentalizuar nga shteti e lëshuan Kongresin dhe mbajtën një tubim te lokalet e Komunes së Tetovës.Në atë kohë MP të Mbrendëshme (në këtë ministri regjistroheshin subjektet politike e jo si tani në M e Drejtësise) i dha “ligjitimitetin” këtij grupi jo formal,të kontrolluar nga vet ata.

Pas 218 delegatëve qëndronin shumica apsolute e anëtarsisë së PPD-së,shumica apsolute e Kuvendit Qendrorë,shumica apsolute e kryetarëve të degëve dhe nëndegëve,shumica apsolute e këshilltarëve komunal p.sh.(KK i Kumanovës nga 29 këshilltarë te PPD-së,27 mbeshtën Kongreisn).

E si mund të nxirren këto analogji në mes kësaj ngjarje të madhe historike ku u definuan aspiratat dhe idealet e shqiptarëve, me një parodi,që organizuan nomadët partiak.

Ky Kongres i Nomadëve Partiak nga cili organ zyrtarë i PDSH-së u thirr ??? !!!

Po këta “analistë” e “gazetarë” a dinë se PDSH ka Kryetar, Kryetar të KQ dhe Kuvend Qendrore prej 105 anëtarë Kryesi Qendrore prej 25 anëtarë,27 kryetar dhe kryesi dege, ,296 nëndegë dhe 18 164 anëtarë.

Na vjen shumë keq për pak anëtarë të PDSH-së që kan ra pre e këtyre nomadëve partiak, pseudoanalisteve dhe pseudogazetarëve .Kjo kategori i kan dyert e hapura te shtëpia e tyre e quajtur PDSh,që me aq mund,përpjekje e sakrifica e kemi ndërtuar dhe e kemi mbrojtur.

Por keta nomad partiak,”analist” dhe “gazetsrë” nuk e kan të qartë dhe nuk e dinë nga kjo forcë,nga ky besim dhe nga vjen kjo mbijetesë e PDSh-së.Ata nuk e dinë se kjo buron nga idealet dhe aspiratat për liri, drejtësi,barazi dhe demokraci..

Sepse,ata,nomadët partiak,”analistë” dhe “gazetarë” jan të xhveshur totalisht nga këto aspirata dhe ideale të shqiptarëve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net