Komunikatë për kongresin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes së re! - tetova1.com

Komunikatë për kongresin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes së re!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Mar 27, 2015





LËVIZJA PËR DEMASKIM është lëvizja më e re në skenën shoqërore te shqiptarët e Maqedonisë. Në një kumtes të arritur deri tek Portali “tetova1.com” kjo lëvizje informon për kongresin e parë dhe të jashtëzakoshëm që pritet të mbahet nesër. Për më shumë kumtesa në vazhdim.

Këshilli iniciues për formimin e LËVIZJES PËR DEMASKIM ju informon që nesër më datë 28.03.2015 është vendosur të mbahet kongresi i parë dhe i jashtëzakonshëm i detyruar nga shkak rrethanat të pazakonshme politike në vend. Në këtë kongres do të bëhet promovimi i lëvizjes së re politike në vend LËVIZJA PËR DEMASKIM.E vetmja alternativë kombëtare, fetare, popullore si djathtiste në të njëjtën kohë edhe majtiste, me orientim të gjithanshëm për të gjithë vizionet dhe idetë politike të qytetarëve.
Për arsye të interesimit të madh të qytetarëve për pjesëmarrje në këtë kongres dhe numrit të limituar të ulëseve në ambientet ku do të mbahet kongresi, këshilli iniciues vendosi që mos ta bëj publike vendin ku do të mbahet kongresi, ne vlerësojmë lartë interesimin tuaj dhe në të njëjtën kohë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, veprimtaria jonë është e mirë menduar vetëm e vetëm për përparimin tonë të përbashkët.
Këshilli iniciues i LD shfrytëzonë rastin nëpërmjet kësaj komunikate të ju informojmë se kongresi do të përfshijë dy karaktere , i pari për formimin e LËVIZJES PËR DEMASKIM , ku do zgjidhen organet tona partiake si dhe kryesia e përhershme, ndërsa karakteri i dytë është ai tematik, ku do të diskutohen tema të ndryshme në interes të ngushtë dhe direkt të shqiptarëve të Maqedonisë, siç është situata në Ukrainë.
Gjithashtu falënderojmë publikisht partin shqiptarë në pushtet BDI , që na mundësoi të kopjojmë nga më të mirët , që edhe Lëvizja jonë të ketë sukses në kongrese dhe veprimtari politike. Në kuadër të këtij bashkëpunimi është formuar grupi trajnues që do të shërbej në trajnimin e anëtarëve tonë nga eksperienca e tyre, gjithashtu në këtë grup trajnues është arritur marrëveshje për unifikim të qëndrimeve me PDSH , që të ketë edhe trajnues me eksperiencë edhe nga radha e tyre. Ky grup trajnues do të quhet “Kamenot do smrt”. Na prift e mbara !

Ju Faleminderit
Qendra për propagandë
Lëvizja për DEMASKIM

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net