Ermira Mehmeti: BDI vazhdon të dëshmojë një përgjegjësi dhe përgjegjshmëri
|
Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në një bisedë dhënë për Zërin e Amerikës flet për Kongresin e BDI-së, bisedimet që duhet të fillojnë në Bruksel midis VMRO-së e LSDM-së, skandalin e përgjimeve si dhe ligjet që së fundmi kjo parti bllokoi ligjin për letërnjoftime dhe vendbanim.
“Mendoj se Kongresi ka simbolikën për disa arsye. E para se në situatë të këtillë të krizës së theksuar politike, BDI vazhdon të dëshmojë një përgjegjësi dhe përgjegjshmëri dhe të sillet si një strukturë shtetëformuese dhe e përgjegjshme për proceset.








