Ndryshimi i orës i prish matematikën Komunës Tetovës, tuboi 12 persona - tetova1.com

Ndryshimi i orës i prish matematikën Komunës Tetovës, tuboi 12 persona


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Mar 29, 2015





Ndeshja e shumëpritur dhe që kënaqi të gjithë tifozët shqiptar ndërmjetë Shqipërisë dhe Armenisë zgjoi interesimin edhe të komunave për të organizuar për qytetarët e tyre. Një organizim i tillë u mbajt edhe në sheshin Skënderbeu në Shkup ku shkupjanët ndoqën kombëtaren në një atmosferë si në stadium. Të vonuar dhe të mbetur pa asnjë aktivitet për këtë ditë, Komuna e Tetovës mbrëmë pas mesnate lajmëroi në Facebook se do organizoj shikimin e ndeshjes në sheshin Iliria, për të cilin portali Tetova1.com lajmëroi menjëherë se do jetë një projekt i dështuar.

Komuna e Tetovës nuk siguroi ndonjë ekran të madh mirëpo ende pa perënduar dielli i besoi videoprojektorit dhe pëlhurës, ose nuk e kanë llogaritur se sot ka ndryshuar ora dhe ora 18 i bie herët për tu bërë terr. Si pasojë në qendër të Tetovës u mblodhën afër 15 persona që ndoqën ndeshjen prej fillimi e ku prezent nuk ishte askush nga udhëheqësia e Komunës së Tetovës. Paramendoni komuna ju servon diçka qytetarëve që as vet nuk e pëlqen.

Sidoqoft shpresojmë që Komuna e Tetovës do i merr për pozitive sugjerimet e portalit Tetova1.com dhe në të ardhmen të bëjë diçka të bukur që ti bashkojë edhe qytetarët e Tetovës për ngjarje të tilla. /Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net