Share

Abdylmenaf Bexheti: Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë është barcoletë televizive, apo një karikaturë tragji-komike!

BDI-ja edhe në Konkresin Tematik me shumë zell e mburrje e përmendi Zonën Ekonomike të Tetovës, edhe pse e njëjta nuk shënën asnjë përparim, por vetëm se ngelet në vendnumëro. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në këtë Konkres Zonën Ekonomike të Tetovës e cilësoi një nga të arriturat më të mëdha të partisë së tij.

Ndërkohë në një prononcim për Almakos akademiku dhe profesori i ekonomisë Abdylemanf Bexheti, ka thënë se Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës është bërë një metaforë për barcoleta televizive dhe mbase për karikatura tragji-komike.

“Fatkeqsisht që Zona e Lire Ekonomike e Tetovës është bë metaforë për barcoleta televizive dhe mbase për karikatura tragji-komike. Përderisa në gjitha zonat tjera periferike (pra jashtë asaj qëndrore të Bunarxhikut), si në Manastir, Shtip dhe Kavadar kemi disa mijëra të punesuar, kurse në Zonën e Lire Ekonomike të Tetovës akoma nuk kemi infrastrukturën bazike, edhe pse tash e 10 vite përfolet dhe ,,politikisht, materializohet si e arritur më madhore! Arsyeja është shumë e thjesht, edhe ato pak investitor të huaj shkojnë te kryeministri të konsultohen për destinimin dhe adresën e zonës - kah t’ia mbajnë. Shqiptarët le të mbajnë Ministrinë e Ekonomisë si ikebanë në Qeveri dhe të tjerët le t’i materializojnë përfitimet nga zona. Prej shqiptarëve meren taksat dhe u destinohen subvencioneve ,,zonale,, prandaj të gjitha referimet për veper kapitale ekonomke në emer të zonës mbeten vetëm konstrukt për metaforat dhe barcoletat e përfitimeve ndërgjeneratash (aludojmë në metaforat e TV Koha)”, - tha për Almakos, Akademiku Abdlymenaf Bexheti.