-
Ndotje - 06/11/2014
-
Nje i vdekur ne aksident komunikacioni - 2 hours ago
-
Foto e rrallë e Xhamisë Burmali në Shkup - 2 hours ago
-
RTV 21 vjen edhe në Maqedoni (VIDEO) - 2 hours ago
-
Tetovë: Ndjekje me vetura dhe gjuajtje me armë si në filma aksion - 3 hours ago
-
Neziri: Maqedonia, vendi më i sigurt për investime të huaja - 3 hours ago
-
Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave - 3 hours ago
-
MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore - 4 hours ago
-
Tmerr: Qent endacak sulmojnë qytetarët në mes të ditës (VIDEO) - 4 hours ago
-
Ermira Mehmeti: Në vitin 2001 bisedohej për shtetin, sot për pushtetin? - 8 hours ago
-
Kasami: Zona Ekonomike e Tetovës më mirë të ishte mbjell patate - 8 hours ago
Bruksel, nisin sot negociatat midis VMRO dhe LSDM
Përfaqësuesit e dy partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM sot në Bruksel me monitorimin dhe nismën e Parlamentit Evropian do të nisin negociatat për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një zgjidhje të pranueshme që do t`i hapte rrugë dialogut politik dhe zgjidhjes institucionale të krizës.
LSDM në këtë tryezë do të jetë e përfaqësuar nga zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska, ndërsa VMRO-DPMNE nga shefi i diplomacisë Nikola Popovski.
Ky format i këtij takimi do të mbikëqyret dhe ndërmjetësohet nga treshja e PE-së, eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt. Treshja evroparlamentare ka shprehur optimizëm se dy partitë më të mëdha politike do të gjejnë rrugën e zgjidhjes dhe përmes dialogut do të evitojnë krizën e thellë politike në Maqedoni.
Por, në këto bisedime nuk janë përfshirë partitë politike shqiptare. BDI kërkoi përfshirjen e saj në këto bisedime, por nuk ka pasur asnjë përgjigje nga organizatorët e këtij formati të negociatave. Negociatat midis dy partive më të mëdha maqedonase pritet të zgjasin deri në mbrëmje, duke qenë një tentim i parë për tejkalimin e krizës.
