Ibraimi: Nuk ka gjak shqiptari ai që rreshtohet pas Zaevit, Gruevskit - tetova1.com

Ibraimi: Nuk ka gjak shqiptari ai që rreshtohet pas Zaevit, Gruevskit


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Apr 3, 2015





Ish zëdhënësi i qeverisë, Veton Ibraimi ka reaguar ndaj protestave të djeshme që u organizuan nga opozita në qytetin e Kumanovës.
Sipas tij është e papranueshme që në protesta të dalin bashkarisht shqiptarët me maqedonasit dhe serbët.
Ai madje bënë një krahasim mes periudhës së ish Jugosllavisë dhe gjendjes së tanishme
“Seçmë kujtojnë ato marshet e stafetave komuniste për nder të shokut Tito!Kishte edhe atëherë plot shqiptarë që marshonin pas Titos si delet pas çobanit! Edhe atëherë marshim i detyruar edhe tani, ndryshojnë vetëm motivet. Gjithsesi atëherë hafije tani hafije!” ka shkruar në profilin e tij në FB, Ibraimi duke apeluar shqiptarët që të mos bien në grackën e maqedonasve
“Nuk ka gjak shqiptari ai që rreshtohet pas Zaevit, Gruevskit apo krijesave te tyre! Mos u bëni mish për top o të mjerë, se nuk i shërbeni askujt, përkundrazi!” ka theksuar ai.
Ndryshe, Veton Ibraimi njihet si zëdhënës i suksesshëm qeveritar i kryeministrit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit në periudhën(2006-2008) si antarë i PDSH-së së Menduh Thaçit.
Linku në vazhdim:

 

https://www.facebook.com/veton.ibrahimi1?fref=ts

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net