Alfat gjatë muajit mars kanë arrestuar 221 persona - tetova1.com

Alfat gjatë muajit mars kanë arrestuar 221 persona


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Apr 5, 2015





Pjesëtarët e Njësisë për përgjigje të shpejtë dhe intervenim - Alfat gjatë muajit të kaluar gjatë kryerjes së patrullimeve të rregullta kanë legjitimuar gjithsej 1.428 persona, kanë kryer inspektim në 18 automjete të udhëtarëve, dhe në baza të ndryshme kanë arrestuar 221 persona, informojnë nga MPB.
“Prej tyre, në bazë të telegrameve janë arrestuar 38 persona, përmes kërkimeve, korrierit dhe me urdhër të Gjykatës Themelore pesë persona, të dyshuar për vepër të kryer penale 19 persona, 24 për vepër të kryer penale, në vend ngjarje për vepër të kryer penale janë arrestuar 11 persona, për të vuajtur dënimin me burg 10 persona, për përcaktimin e identitetit katër persona dhe për mjete të paligjshme janë arrestuar katër persona”, kumtoi MPB.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net