Drita e Bogovinës “ia shkarkoi” trajnerin Gostivarit! - tetova1.com

Drita e Bogovinës “ia shkarkoi” trajnerin Gostivarit!


Kategoria: Sport

Postuar më: Sun, Apr 5, 2015





Edhe java e 20-të e Ligës së Dytë republikane në futboll ishte e pafat për ekipin e KF Gostivarit, duke pësuar humbje minimale 1:0 në ndeshjen kundër Dritës në Bogovinë.

Përgjegjësinë për humbjen e ka marrë trajneri Mensur Jakupi i cili ka dhënë dorëheqje.

“E marr përgjegjësinë për këtë dështim dhe jap dorëheqje. Ju kërkoj falje kryesisë e cila na i mundësoi kushtet maksimale për zhvillimin e klubit, poashtu edhe futbolldashësve të cilët çdo ndeshje ma përkrahnin. Unë si trajner e dhashë maksimumin që të ec klubi përpara, për fat të keq në futboll ekzistojnë edhe humbje. Pasardhësit tim i dëshiroj fat dhe punë të suksesshme dhe klubit futbollistik Gostivari i dëshiroj sa më shpejtë tu kthehet fitoreve dhe kurrë mos ketë disfatë”, deklaroi trajneri i deritanishëm i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Kryesia e KF Gostivarit e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit Mensur Jakupi dhe e falënderojnë atë për kontributin e dhënë deri më tani, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në karrierën e tij si trajner.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net