“El Clasico” e Tetovës shtyhet për të mërkurën
|
Derbi i dy skuadrave shqiptare të Tetovës ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës, në kuadër të javës së 23-të, do të luhet të mërkurën (ora 16:00)dhe jo sic ishte e programuar për të martën. Ky ndryshim vjen për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe dëborës që ra në Tetovë.
Të mërkurën do të luhet edhe një ndeshje ajo mes Vardarit dhe Teteksit në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup prej orës 16:00, kurse tre ndeshjet tjera do të zhvillohen të martën. Në Shkup, Rabotnicki-Sileks fillon në ora 15:00, ndërsa nga ora 16:00 nisin takimet, Metalurg-Pelister dhe H.Turnovo-Bregallnica.










