Deputetët frikësohen të reagojn ndaj Jankullovskës edhe pse ajo i quajti “indian”?!
|
Asnjë deputet nga Parlamenti i Maqedonisë nuk ka reaguar ndaj fjalorit ofendues të ministres së policisë, Gordana Jankullovska ku në bisedën telefonike, përdorte termin përbuzës “indijan”.
Heshtja e deputetëve dhe mosreagimi ndaj Jankullovskës qëndron te frika se çfar materiale mund të posedon shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov në bashkëpunim me kryeministrin, Nikolla Gruevskin vlerson për Agjencin e Lajmeve Zhurnal; profesori, Alajdin Demiri.
“Mosreagimi i partive shqiptare është realiteti i frikës se çka posedon vëllau i madh që don të thotë se çka është e inçizuar gjatë përgjimeve dhe vuajn në drejtim se “ishalla” nuk zbardhen punët e mija”, tha Demiri duke shtuar se përgjimet e fundit edhe një e vërtetuan nivelin e ulët të politkanëve maqedonas në aspekt të vokabularit që përdorin për të tjerët.
“Nëse e rikujtojm vokubalurin e Gordana Jankullovskës “çoveçinja”, “nash bandit”, “ciganite”, “shqiptarite”, “indiancite”, e gjithë kjo e shpreh strukturën kulturore, mentale dhe shoqërore aq të ulët, që nuk ka nivel më poshtë. Kjo nga ana e tjetër e shpjegon edhe përbërjen shpirtërore politike të kësaj klase politike. Qëllimi i kësaj strukture politike është zhdukja ose eliminimi i të kundërtës. E kundërta është opozita maqedonase dhe gjithë etnitë tjera që jëtojnë në Maqedoni, mirëpo kur këto nuk mund t’a bëjnë, atëhër u lëshohen emocioneve. Kjo është filozofia e kësaj politike”, thekson mes tjerash profesori, Alajdin Demiri.
Ndërkoh, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani mendon se kur një deputet shitet për një rrogë deputeti, atëher ai deputet me siguri se do të bëhet Indian. Ai pyet se si ndihen 82 indianët në Pallatin e Kuvendit që janë deputetë pas bisedës mes Jankullovskës dhe kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski. Sipas tij Jankullovska në këtë bisedë ka dhënë diagnozën më të sakt” se si e mban pushtetin kryeministri, Nikolla Gruevski ku “inidijanët” e përcjellin në mënyr të verbër. /tetova1-zhurnal/










