Grubi: Në Rrugë të drejtë me Menduh Thaçin e Reformuar (Ziadin Selën)
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi nëpërmjet një “selfie” të postuar në facebook ka paralajmëruar debatin që sonte do zhvillohet në TV Alsat.
Por nuk ka mjaftuar vetëm postimi i fotos por edhe provokimi që e ka bërë ndaj Zijadin Selës. Grubi liderin e PDSH-së së reformuar e quan Menduh Thaçi i reformuar.
“Në Rrugë të drejtë me Menduh Thaçin e Reformuar (Ziadin Selën) si dhe me Titon pas Titos (i po Tito, Tito Petkovski). Na ndiqni sonte në Alsat M me fillim në ora 21:45″, shkruan Grubi.
/tetova1/









