Derbi në Tetovë: Renova-Rabotniçki
Renova përballet me Rabotniçkin në duelin më interesant të xhiros së 24 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, që janë në program sot nga ora 16:00. Xhepçishtasit janë në seri të shkëlqyeshme në pranverë dhe me suksese të njëpasnjëshme kanë hyrë në lojë për të synuar pjesëmaren në Evropë përmes kampionatit, ndërsa mysafirët luftojnë për titullin e kampionit. Gjithsesi Renova dhe Rabotniçki pritet të sjellin përplasje interesante, kur dihet se pesë ditë më vonë të njëjtët rivalë po në Tetovë do të përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Në ndeshjet tjera Sileksi në Kratovë pret Vardarin, Bregallnica takohet me Pelisterin, ndërsa Teteksi ndeshet me Horizont Turnovën në një tjetër takim ku përballen rivalët e gjysmëfinales së Kupës. Java e 24 do të kompletohet të martën me duelin Shkëndija-Metalurgu.
Dyshet e xhiros së 24:
Renova-Rabotniçki,
Sileksi-Vardari,
Bregallnica-Pelisteri,
Teteksi-Horizont T.,
Shkëndija-Metalurgu (14.04.2015 e mërkurë).






