Detaje nga spitali i Tetoves: 11persona kërkuan ndihmë - tetova1.com

Detaje nga spitali i Tetoves: 11persona kërkuan ndihmë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Apr 11, 2015





Mbrëmë në Qendrën Klinike Spitalore në Tetovë kanë kërkuar ndihmë gjithsej 11 persona prej të cilëve katër janë dërguar në Shkup ndërsa të tjerët janë mbajtur në Tetovë.

Altrim A., 21 vjeçari i nisur për në Shkup nuk ka mundur ti duroj plagët dhe kë ndëruar jetë gjatë rrugës, ndërsa njëri nga të plagoosur është operuar në krahëror dhe gjendjen e ka më stabile. Ndihmë mjekësore në Shkup marin 2 persona të plagosur në me armë dhe personi i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes i cili ka lëndime të dukshme në krahëror.

7 personat që janë ndalë në Tetovë, dy prej tyre kanë qenë të plagosur me armë ndërsa 5 të tjerë kanë marë lëndime nga djegjet dhe xhamat e qelqit që janë thyer. Nga spitali i Tetovës njoftojnë se të 7 personat pas marjes së mjekimeve të nevojshme janë lëshuar në shtëpi.

Për më tepër detaje mjekët nga spitali i Tetovës do të drejtohen para mediave në ora 12:00. /Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net