Policia po gjurmon bashkëautorin e vrasjes
Policia po gjurmon për një person të dytë i cili dyshohet të kishte marrë pjesë në incidentin e armatosur mbrëmë ku vdiq i riu A.A. dhe u lënduan 10 persona tjerë.
Sipas policisë kryerësi i aktit makabër nuk ka qenë vetëm por i shoqëruar me një person tjetër të cilin policia ende nuk ka arritur ta kap.
Në incidentin e mbrëmshëm në një nga lokalet në Tetovë u plagosën gjithësej 11 persona, prej të cilëve njëri ka ndëruar jetë. /Tetova1/







