Krenar Lloga: Më kërcënuan përshkak të punës
Sekretari i Komunës së Strugës Krenar Lloga në një prononcim për Strugalajm ka pohuar se gjatë ditës së sotme është kërcënuar në ambientet e komunës nga një grup prej pesë personash mes të cilëve edhe vëllezërit Bojku siç thekson Lloga. Arsyeja e këtij kërrcënimi është aksioni për sporstimin e kioskava thotë ai.
’’ Sot mora kërcënime verbale përshkak të detyrës të cilin e denoncova edhe në polici .Përgjigjja ime ndaj këtyre kërcënimeve ishte se ne do të vazhdojmë punën dhe aksionin për të vendosur ligjshmërinë në të gjitha rastet pa përjashtuar asnjë individ.Ne si pushtet vendor nuk dekurajohemi nga këto veprime por përkundrazi jemi të inkurajuar që të vazhdojmë pa kompromisë në shërbim të Strugës ‘’përfundon ai.









