Tetovë, 17 vjeçarja sulmohet dhe bëhet për spital
Pasditën e së mërkurës në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellur 17 vjeçarja nga Tetova në gjendje të dehur, me lëndime në fytyrë dhe dhëmbë të thyer.
Sipas rrëfimit të saj dhe të shokëve të cilët kanë qenë me 17 vjeçaren, përderi sa ka qenë duke ecur në rrugën e Ilindenit, është sulmuar fizikisht nga një mashkull, i cili e ka goditur disa herë në kokë, ndërsa kalimtarë të rastit e kanë dërguar në spitalin e Tetovës për ndihmë mjekësore.
Personi i dyshuar për kryerje të sulmit është thirrur në stacionin policor në Tetovë dhe janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit.






