Tetovë, Alarmi i zbulon hajnat
|
Të mërkurën mbrëma tetovarët J.A 24 vjeçar dhe Xh.O 35 vjeçarë kanë kryer vjedhje në një kioskë në afërsi të Spitalit Klinik të Tetovës pronë e 44 vjeçarit B.Xh nga Reçica e vogël . Hajnat me forcë kanë hapur mbrojtësen prej metali, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 4500 denarë, 10 sim kartela me nga 100 denarë si dhe telefon celular.
Alarmi që ka qenë i instaluar menjëherë është aktivizuar me ç`rast nga dy persona të sigurimit është kapur Xh.O dhe pas arritjes së pjestarëve të Sektorit për Punë të Brendëshme Tetovë në objekt është gjetur edhe J.A. Dy personat janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin publik ata janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë.
Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti.







