Ali Ahmeti nuk do mbajë anën e asnjërit kandidat për kryetar të Strugës - tetova1.com

Ali Ahmeti nuk do mbajë anën e asnjërit kandidat për kryetar të Strugës


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Apr 18, 2015





Zëvendësministri i mbrojtjes Arben Labenishti ka dhënë dorhëheqje i pakënaqur nga mbajtja e nesërme e Kuvendit te degës së BDI-së në Strugë ku gjasa më të mëdha për kryetar dege ka rivali i tij politik, Ramiz Merko.

A po tenton Labenishti ta eskivoj votimin e nesërm në Kuvend partiak ku sipas gjitha gjasave është favorit rivali i tij Ramiz Merko.

Sipas informacioneve të “Zhurnal”, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk do të mbajë anën e asnjërit prej kandidatëve për kryetar në degën e BDI-së në Strugë, por do të lejojë që delegatët vetë të vendosin lirshëm për Kryetarin e degës.

Nesër në Strugë do të qëndrojë udhëheqësia e lartë e BDI-së duke përfshirë edhe kryetarin Ahmeti, të cilët do ta vëzhgojnë nga afër procesin votues të zgjedhjes së kryetarit të BDI-së në Strugë.
Data e mbajtjes së Kuvendit në Strugë ishte përcaktuar që një javë më parë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net