Kim Mehmeti: Ku ishin këta ‘çlirimtarë’ të UÇK-së kur u vra Harun Aliu, dhe kur ndodhi ‘Monstra’?!
|
Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar pas informacioneve se “persona të panjohur nga Kosova kanë marrë nën kontroll një stacion policor në komunën e Likovës në Kumanovë”.
“Nëse janë të vërteta pohimet se regjimi aktual i Maqedonisë u ka dhënë me miliona euro disa ‘çlirimtarëve’ tanë shqiptarë vetëm për të nxitur ndonjë incident ndëretnik, atëherë ‘patriotëve’ tanë që ‘ndizen’ me euro, duhet t’u themi hapur: i harxhofshi me shëndet paratë që ua keni marrë këtyre hajdutëve qeveritarë dhe nëse mundeni merrni nga ata edhe më shumë, por luftën duhet ta bëni pa ne! Ne shqiptarët e Maqedonisë kësaj radhe kemi vendosur t’ua prishim lojën e juaj të pistë, antishqiptare dhe jonjerëzore! Nëse do ishit atë që thoni se jeni, uniformën e UÇK-së do e vishnit kur na ndodhi “Monstra”, apo kur e likuiduan Harun Aliun, e jo sot, kur bëhet demaskimi i veprimtarisë monstruoze të institucioneve dhe qeveritarëve të këtij shteti!”, - shkruan Kim Mehmeti në FB.






