Me çka i meritoi PDSH-ja sulmet e disa publicistëve, portaleve, mediave dhe intelektualëve shqiptarë?
Iljaz Halimi
Kohëve të fundit jemi dëshmitar të akuzave të shumta nga disa individ, portale dhe media, kundër PDSH–së, me të vetmen arsye, sipas bindjes time, se pse PDSH-ja nuk po reshtohet me LSDM-në.
Këto akuza nuk kanë të ndalur madje duke e bërë përgjegjëse edhe PDSH-në, ngjajshëm si BDI-në, për pozitën e rëndë të shqiptarëve. Këta vegla të LSDM-së, në mënyrë tendencioze sulmojnë PDSH-në edhe pse e dijnë se ajo ka njëmbëdhjetë vite e më tepër që është në opozitë të thellë ndaj pushtetit qendror dhe atij lokal.
Kjo dorë e zgjatur e LSDM-së, duke sulmuar PDSH-në, ka për qëllim të dezinformon opinionin duke thënë se ska opozitë shqiptare, andaj domozdo duhet të krijohet një opozitë e “vërtet” që do ta mer mbi supe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.
Unë e kuptoj një kategori të qytetarëve shqiptarë se pse jan të zhgënjyer dhe të pakënaqur me pozitën e rendë të shqiptarëve dhe për këte ta akuzojnë BDI-në, e cila që 11 vite është në pushtet, por nuk e di se pse për fajet e dikujt tjetër të bëhet fajtore edhe PDSH-ja.
PDSH-ja do të mbante përgjegjësi vetem atëher kur si anëtare e Qeverisë nuk do ti përmbaheshte programit të saj dhe poqese do të dështonte në avansimin e të drejtave të shqiptarëve.
Se sa PDSH-ja, gjatë veprimtrisë së saj politike, i është përmbajtur programit të saj dhe sa ka qenë e përkushtuar në zgjidhjen e statusit të shqiptarëve, flasin rezultatet pozitive të pa kontestueshme që ajo i ka arritë.
PDSH-ja në shumë raste e dëshmoi përcaktimin e saj kombëtar, nga se parësore për te është interesi i shqiptarëve e më pastaj interesi partiak apo inindividual. Për ta ilustruar më mirë këtë përcaktim kombëtarë të PDSH-së, do të numëroj disa shembuj konkret:
E para, me rastin e bashkimit të PPDSH-së dhe PDP-së dhe formimit të PDSH-së, nuk pati kurfar kushtëzime, se kush do të jetë kryetar, nënkryetar, sekretar, anëtar i kryesisë apo i Kuvendit Qendrorë. Bashkimit të këtyre dy partive i parapriu më tepër dëshira dhe vullneti që të arrihet avansimi i të drejtave të shqiptarëve sesa kush ku do të pozicionohet. Ky ishte një shembull që tregoi se bashkimi i subjekteve politike i fuqizonë interesat kombëtare drejt zgjidhjes së tyre. Rezultatet e këtij bashkimi, erdhën në shprehje me përfshirjen e PDSH-së në Qeveri më 1998.
E dyta, para se PDSH-ja të hyjë në Qeveri, ajo ka mbajtë llogari për kuadrot që do ta përfaqësojnë. Për ta bërë përzgjedhjen ma të mirë të kuadrove, që do të vëndosen në Qeveri dhe institucione tjera, nuk është marrë për bazë me cdo kusht përkatësia partiake. Kjo nuk do të thotë se ska pasur kuadro cilësor edhe në rradhët e PDSH-së por qëllimi ishte që sa më pak të gabohet në përzgjedhjen e kuadrove. Si rezultat i një seleksionimi të drejtë, disa kuadro
shqiptar, pa qenë anëtar të PDSH-së, i bëmë ministra dhe zv.ministra. Kështu ishte rasti me ministrin e Drejtësis Xhevdet Nasufi, ministrin e Pushtetit lokal Xhemali Saiti, ministren e Shkencës Mirie Rushani, zv.ministrin e Transportit dhe lidhjeve Rexhep Hasani, zv.ministrin eDrejtësis Bajram Pollozhani etj. Kështu vepruam nga shkaku se menduam që me një përfaqësim sa ma të mirë, do të jetë positive si për partinë ashtu edhe për shqiptarët.
E treta, gjatë qeverisjes së PDSH-së, 1998-2001 dhe 2006-2008, me përkushtim të madhë është punuar në realizimin e marëveshjes së arritur me VMRO-në dhe partitë tjera të koalicionit. Për tri vite e gjysmë, të qeverisjes efektive, në dy mandate, është dhënë maksimumi në realizimin e programit të PDSH-së. Sa për tia kujtuar qytetarëve shqiptar se çfarë rezultatesh arriti PDSH-ja, në atë periudhë të qeverisjes së saj, do të shërbehem me disa nga projektet e realizuara edhe ate: U liruan të gjithë të burgosurit politik shqiptarë, iu lejua forcave të Natos të vendosen në R.e Maqedonis si logjistikë për të vepruar në Kosovë, u hap kanali i tret televiziv në gjuhën shqipe, u rritë përfaqësimi i shqiptarëve për 12%, i është dhënë randësi arsimit, kultures dhe zhvillimit të infrastrukturës rrugore dhe ekonomisë të shqiptarëve, u themelua ITSHKSH, Galeria e arteve në Tetovë, Teatri popullor në Tetovë, Enti për ruajtjen e arte fakteve në Gostivar, sollëm vendim që në datat kur bie Bajrami i Madh, Bajrami e vogël dhe 22 Nëntori (Dita e alfabetit), të mos punohet ( shqiptarët të festojnë), e sollëm vendimin që shtëpia e Kongresit në Manastir të shpallet muze dhe në të njejtën kohë ndamë 14 milion denar për renovimin e tij, u ndanë 800 mijë euro për rikonstruimin e kalas së Tetovës, 500 mijë euro për renovimin e xhamive, me vendim spitalin e Tetovës e shpallëm klinikë, themeluam UEJL-in në Tetovë, kontribuam në themelimin e UT-së dhe ndërtimin e objektit të saj, themeluam Zonën e lire ekonomike në Tetovë etj.
E katëta, u përkujdesëm për refugjatët kosovar duke i strehuar te familjet tona. Ata, nuk lejuam që të depërtohen jashta Maqedonisë, nëpërmes koridorit të parapërgaditur nga LSDM-ja në krye me kryetarin Gligorov. Gjatë luftës në Kosovë, PDSH-ja kontribuoi financiarisht dhe materialisht, aq sa kishte mundësi dhe për këte na janë falenderuar kosovarët duke filluar nga instancat ma të larta të Kosovës e deri te qytetarët e rëndomtë.
E pesta, konfliktit të vitit 2001, PDSH-ja i dha kahje positive. Në një situatë kur UÇK-ja nga mbrenda Maqedonisë dhe jashta saj, trajtohej si organizatë teroriste dhe dënoheshin veprimet e saja, veçmas nga SHBA dhe BE, PDSH-ja kontribuoi që UÇK të mos trajtohet si organizatë teroriste por si organizatë që lindi si pasojë e gjendjes së randë të shqiptarëve dhe se pas saj qëndrojnë të gjithë shqiptarët. Megjithë presionet e mëdha që kishin kryetari i ndjerë Arbër Xhaferi dhe nënkryetari Menduh Thaqi, që të distancohen nga Marëveshja e Prizrenit, që ti hapet rruga sulmeve të forcave ushtarako-policore maqedonase, kjo nuk ndodhi. Poçese PDSH-ja do të pajtohej me kualifikimet e ndërkombëtarve, për UÇK-në, si organizatë teroriste,
gjasat ishin shumë të mëdha që forcat e armatosura maqedonase, të përkrahura edhe nga jashtë të ndërmernin aksione të pakontrolluara në vendbanimet shqiptare, me pasoja shumë të mëdha materiale dhe njerzore. Pra në vendbanimet shqiptare do të ndodhte edhe më keç se që ndodhi me sërbët e rajonit të Kninit, kur forcat kroate e realizuan akcionin e njohur “Olluja”.
E gjashta, PDSH-ja është partia e parë shqiptare që për interesa kombëtare e lëshoj Qeverinë më 15 mars 2008. Këtë hap të guximshëm PDSH-ja e bëri në një kohë kur edhe pse kishte realizuar shumë projekte kombëtare, megjithate ato nuk ishin të mjaftueshme. Për të bërë më shumë për shqiptarët, PDSH-ja doli me 6 kërkesa të reja që kishin të bënin me avansimin e të drejtave të shqiptarëve. Këto kërkesa në fillim ishin të pa pranueshme për VMRO-në por kur e pa ajo se bie Qeveria, u detyrua të lëshon pe dhe pranojë të formohen 6 grupe punuese, me përfaqësues të dy partive, për përgaditjen e regullativës ligjore, që ato kërkesa të realizohen. Realizimi i këtyre kërkesave u pengua me marëveshjen e arritur në mes VMRO-së dhe BDI-së, të cilët u pajtuan të shkohet në zgjedhje të parakohëshme parlamentare, me garanca se nëse mbështetet BDI-ja dhe i fiton zgjedhjet, ajo pa kushtëzime do të koalicion me VMRO-në. Kështu edhe ndodhi. Si dëshmi, për një koalicionim të këtillë, janë një pjesë e përgjimeve të publikuara nga LSDM-ja, që patëm rastin ti ndëgjojmë.
E shtata, duke u nisur nga interesi i përgjithshëm dhe jo thjeshtë ai partiak, kryetari i PDSH-së Menduh Thaqi i ofroi z. Ali Ahmeti që në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare të shkojmë me një kandidat shqiptarë për presidentë shteti dhe me një listë të përbashkët për deputetë duke iu dhënë përparsi kandidatëve të BDI-së. Kjo ofertë shumë e sinqertë e kryetarit Menduh Thaqi u refuzua pa kurfar hezitimi edhe ate publikishtë, para mediave nga ana e portparollit të BDI-së z.Bujar Osmani. Edhe në disa raste tjera, kur z.Adem Demaci, i ndjeri Sabri Godo, Edi Rama e personalitete tjera shqiptare, ndërmjetësonin për një bashkëpunim më të gjërë ndërmjet PDSH-së dhe BDI-së, kryetari Menduh Thaqi qartë ua bënte me die se, jam i gatshëm që të hartojmë një platëform të përbashkët me z. Ahmeti por me kushtë që me këte platëformë të kushtëzohet pjesëmarja në Qeveri. Edhe kjo gadishmëri dhe vullnet i mirë i kryetarit Menduh Thaqi u anashkalua nga BDI-ja.
Mendoj se mjaftojnë të dhënat dhe faktet që përmenda, në këto shtatë pika, për ta dëshmuar të vërtetën se kush është PDSH-ja. Edhe njëher, si në shumë raste tjera u dashtë të dëshmojm se nuk është e rastit që PDSH-në, në kontinuitet e mbështesin më shumë se 70 mijë votues. Ata, dhjetra mijë votues të PDSH-së nuk manipulohen nga shkrimet dhe akuzat tendencioze kundër PDSH-së, që bëhen në vazhdimësi për interesa korruptive, nga individ, portale dhe media të caktuara. Për këtë kategori të qytetarëve shqiptarë, që votojnë PDSH-në, nuk është parësore interesi personal, por ai kombëtar. Votuesit permanentë të PDSH-së e dijnë se PDSH-ja dhe lideri i saj, gjatë punës shumëvjeçare, krahas avansimit të pozitës të shqiptarëve, kanë bërë gabime por jo edhe dëme. Akuzat ndaj PDSH-së, se bënë politikë antikombëtare, nuk kan kurfar baze dhe nuk mbështeten me asnjë argument. Faktet për kontributin e dhënë të PDSH-së i demantojnë këto akuza.
PDSH-ja me politikën e saj konstruktive, parimore dhe me konceptë të qartë kombëtar, çdo her ka qenë në shënjestër të pushtetit. Për marrjen në shënjestër të PDSH-së, janë përkujdes shërbimet e caktuara maqedonase të ndihmuar nga element të shitur shqiptarë. Qëllimi i këtyre strukturave është që nëpërmes krijimit të pasqyrës së rrejshme për PDSH-në, ta bëjnë të pa mundurën që ajo të mos ket mbështetje të fuqishme në zgjedhje nga elektorati shqiptarë.
Me që është kështu, gabimishtë krijohet përshtypja se Menduh Thaqi nuk po din me i fitu zgjedhjet. PDSH-ja, zgjedhjet më shumë herë i ka humbur sa ka qenë kryetar i PDSH-së i ndjeri Arbër Xhaferi se Menduh Thaqi. Kjo nuk ndodhë rastësishtë.
Kjo do të thotë se, për ato shërbime, me randësi është udhëheqësia e PDSH-së, çfar kursi politik ndjek. Derisa kreu i PDSH-së e mban të hapur kauzën shqiptare si të pazgjidhur në Maqedoni, PDSH-ja është në shënjestër dhe sulmohet nga të gjitha anët që të mos ngadhnjejë, veqanërisht në zgjedhjet parlamentare.
Me këte dua të them se me pa të drejtë akuzohet kryetari i PDSH-së, për humbjen e zgjedhjeve, madje edhe nga disa bashkpartiak tanë që u larguan duke shpresuar, njëher nëpërmes Imerit e tash Selës se do të futen në Qeveri. Pjesëmarja në Qeveri pa kushte është e damshme për interast e përgjithshme shqiptare.
Ky ka qenë qëndrimi permanentë i PDSH-së dhe kryetarit të saj Menduh Thaçi. Me që është kështu, ne me vetëdie apo pavetëdie, për çështje të interesave personale, inateve apo për cikrima të ndryshme, në vend që të punojmë në forcimin e partisë, dhe sigurimin e fitores së saj, përkundrazi shkapërderdhemi dhe tërë energjin tonë e harxhojmë në akuza të ndërsjellta. Kështu ndikohet në dobësimin e opozitës reale shqiptare kurse në anën tjetër i mundësohet jetëgjatësia pozitës shqiptare.
Sa i përket partitve maqedonase, duhet ta dinë të gjithë se PDSH-ja nuk mbështet pa arsye asnjë parti maqedonase. Parësore për PDSH-në është interesi i shqiptarëve. Ky hyxhym që bëhet, madje edhe nga disa intelektual dhe mediume shqiptare, që me çdo kusht të bjerë VMRO-ja dhe në vend të saj të vjenë LSDM-ja, nuk ka kurfar garancash se do të jetë më mirë për shqiptarët. Këte që e bënë Zaevi, me përgjimet, ka për qëllim që të vjenë në Qeveri, ngjajshëm siç e bëri në vitin 2002 nëpërmes konfliktit të 2001-shit.
Nëse Zaevi është i interesuar të vjen në pushtet edhe me ndihmën e shqiptarëve, ai krahas distancimit nga politika antishqiptare e deritanishme e LSDM-së, duhet publikisht të deklaroj se si mendon bashkarisht ta ndërtojmë Maqedoninë në të ardhmen? Gjërat duhet paraprakisht të sqarohen, që të dihet se çfar rruge do të ndjekin shqiptarët. Për PDSH-në, si VMRO ashtu edhe LSDM, kanë qëndrime të njejta ndaj kërkesave të shqiptarëve. Ata refuzojnë çdo kërkesë që ka të bëjë me avansimin e pozitës së shqiptarëve në element shtetformues. Se sa shqiptarët do të jenë element shtetformues, mvaret se si pozicionohet partia politike shqiptare në Qeveri.
PDSH-ja ishte dhe është subjekti politik i vetëm që ka kapacitet të fuqishëm politik dhe kombëtar për të bërë ndryshime të mëdha pozitive në avansimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve, e cila për fat të keq, nuk është shfrytëzuar sa duhet nga popullata shqiptare. Shqiptarët, mundësinë që ta mbështetin fuqishëm PDSH-në e kanë edhe tani. Cdo mbështetje për lëvizjet e reja, ende të pa dëshmuara në rrafshin kombëtar dhe disa parti tjera politike fare të vogla, të cilat vetëm para zgjedhjeve lokale apo parlamentare zgjohen, nuk është asgjë tjetër pos rieksperimentim me të drejtat shqiptare, ngjajshëm siç ndodhi një herë me PPD-në dhe disa herë me BDI-në. A kemi ende kohë për eksperimente të ngjajshme, unë mendoj se jo, por megjithate ia lëmë kohës që këte ta vërteton.





