Madje, lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me banorët e Matejçit të Likovës ka thënë se, “ne jemi ata që dimë të hartojmë politika e ndërtojmë strategji”. Ndërkaq, edhe Ahmeti ka vënë në dukje copëtimin e votës shqiptare që vjen me formimin e partive të reja.
“Le të bëhen të gjithë bashkë kundër BDI-së, por mos ta copëtojnë votën shqiptare sepse ashtu ajo bëhet e parëndësishme, forca zvogëlohet. Ne duhet të jemi të rëndësishëm, i rëndësishëm bëhesh me njerëz po dhe numrat janë shumë të rëndësishëm për demokracinë, konsensualitetin”, ka thënë numri një i BDI-së Ali Ahmeti, raporton Aktuale.mk.
Ai pohoi se vendi ka kaluar shumë kriza, por, “këto dy vitet e fundit, ishte një nga krizat më të mëdha që ka pasur vendi pas vitit 2001”.
Fjalim para banorëve të Matejçit ka mbajtur edhe shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
