Bari Snopçe personalitet i nderuar kombëtar!

62

Nga arkivi i Revistës “Shqiptarja”

Shefqet OSMANI

Kanë kaluar shumë që kur u nda nga kjo botë, i nderuari dhe shumë i respektuari, mësuesi i popullit, Bari Snopçe nga Gostivari. Vërtet është vështirë të pranohet realiteti, por më e vështirë ishte ndarja nga mësuesi i nderuar dhe i paharruar.

Ishte dhe do të mbetet shembull i mësimdhënësit të vyeshëm dhe punëtor, i cili asnjëherë nuk diti të distancohet nga mësimi, nga puna dhe nxënësit. Nxënësit e tij nuk do ta harrojnë punën e palodhshme 37 vjeçare te këtij pishtari të arsimit dhe dijes. Ata çdo herë do të kujtohen në vyrtytet e tij të pazëvendësueshmearsimore.

Ai ishte nga ata që e deshi arsimin, e deshi kombin dhe qënien shqiptare. Kur Lapidarin e lëshoi shpirti, lëshoi edhe një pjesë të shpirtit tek çdo nxënës, të cilët e përcollën deri në varrin e amshimit. Të qoftë dheu i lehtë, arsimtar i dashur…, ne do t’ju kujtojmë deri sa të vdesim. Pusho i qetë dhe ZOTI qoftë me Ty dhe me veprat tua. LAVDI!