Sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 04 e 5 min ka shpërthyer një zjarr në një kafiteri në Tetovë, raporton Tetova1.
Ky zjarr është shkaktuar nga hedhja e koktej molotovit por fal angazhimit të zjarrfikësve të Tetovës është parandaluar një katastrofë duke e pasur parasysh se mbi kafiterinë ka shumë banesa. Zjarri është lokalizuar shpejtë duke mos u lejuar që të përhapet më tej.
Kanë intervenuar 2 makina të zjarrfikësve dhe 7 zjarrfikës shpëtimtar. Nga zjarri në fjalë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për rastin në fjalë janë njoftuar policia e Tetovës ku rasti ka nisur që të hetohet detajisht për atë se kush e ka bërë, pse dhe sa është dëmi i përgjithshëm material./Tetova1/
