E fundit/ Rama dorëzohet, pranon krijimin e qeverisë teknike

Edi Rama më në fund duket se është dorëzuar. Pas plot një muaji në çadër kryeministri ka vendosur të plotësojë një nga kushtet e opozitës për të ngritur qeveri teknike, në mënyrë që opozita të hyjë në zgjedhje. Dhe për ta konfirmuar këtë Rama ka vendosur të mbyllë rubrikën e tij Amacord me qëllim hapjen e bisedimeve për qeveri teknike. Sigurisht që është një shaka 1 Prilli që Rama ka zgjedhur tu krijojë një rreng ndjekësve të tij në fb

Postimi i plotë

AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!….

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet😂 Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës😀 Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit😂)