Zidane kërkon që lojtarët të harrojnë barazimin dhe të mendojnë për Bayernin.
Trajneri i Real Madridit, ZInedine Zidane, ka kërkuar nga lojtarët që të harrojnë barazimin me Atletico Madridin dhe të mendojnë për ndeshjen e së mërkurës kundër Bayern Munichut.
“Nuk jemi aspak të lumtur, morëm vetëm një pikë pavarësisht ndeshjes që bëmë”, tha fillimisht Zidane.
“Tani duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, që është një garë tjetër dhe të tentojmë të fitojmë të mërkurën. Kjo i takon të kaluarës”, tha Zidane.
