Agjencia e Lajmeve Flaka mëson ekskluzivisht që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka përforcuar stafin e tij me ish ministrin Imer Selmani në rolin e këshilltarit
Ky veprim i ministrit Taravari shihet si hap përpara duke lënë pas kapriciot politike, dhe duke shikuar profesionalizmin në rend të parë. Selmani njihet si ministër i sukseshëm në qeverisjen 2006/2008.
Kujtojmë që deri tani, ministri Taravari ka angazhuar si këshilltar të tij edhe mjekun e mirënjohur, Omer Xhemaili.
