Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion’ është shprehur se përzgjedhja e listave të PD, ka qenë një vendim i vështirë dhe se nuk ka përjashtuar asnjë parti.
Çfarë kriteri keni përdorur për përzgjedhjen e listave?
Është një moment deçiziv i historisë së PD. Sot po përballemi, përballem, përballet me një demokraci fasadë.
Vendimi i parë ka të bëjë me ekipin parlamentar. Këtu parimi ka qenë që t’i jap zë thirrjes së anëtarësisë për ndryshim. Ndryshimi është zhvillim.
Çfarë kriteri e la jashtë Topallin dhe Bregun?
Ka njerëz që kanë qenë kritikë që vazhdojnë të jenë, dhe ka njerëz që nuk kanë qenë kritikë dhe janë lënë jashtë.
Kriteri ka qenë ndryshimi i domosdoshëm për një ekip fitues.
Unë nuk largova njeri, unë kam bërë ekipin fitues.
Rrethanat më detyruan të bëja atë që nuk doja. As mbaj njeri me zor dhe as largoj njeri nga PD.
