Një grua ka tentuar që t’i japë fund jetë së saj ditën e sotme në fshatin Cfir në Mallakastër.
Raportohet se shtetësja 35-vjeçare, me iniciale P.S, ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar me medikamente mjekësore.
35-vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në Spitalin e Fierit, ku mësohet se pas ndihmës së mjekëve ndodhet në një gjendje të stabilizuar.
Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se gjithçka ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike.
