Lazo Velkovski është njëri nga kanditatët më potencial për postin e drejtorit të Byros për Siguri Publike, mësohet jozyrtarisht nga disa burime.
Nga Qeveria akoma e mbajnë sekret se kush do të drejtojë Bironë për Siguri Publike, pas largimit të drejtorit të deritanishëm të kësaj drejtorie, Mitko Çavkovit.
Velkovski me ardhjen e Oliver Spasovski në postin e ministrit të brendshëm ishte emëruar në krye të Sektorit për Punë të Brendshme të Shkupit dhe pothuajse të gjithë kohën ka qenë i punësuar në MPB, ku në fillim kishte punuar si polit rrugor, pastaj në pjesën civile.
Ka qenë gjithashtu edhe udhëheqës i administratës së MPB të Shkupit.
Në vitin 2004 në qeverinëe Hari Kostovit, Velkovski ka qenë drejtor i Byrosë për Siguri Publike./Tetova1
