Maqedoni, paralajmërohen reforma të shumta dhe rrënjësore në sistemin arsimor

Në sistemin arsimor aktual në Maqedoni duhet të bëhen reforma rrënjësore dhe të shumta. Këto ndryshime sipas Aleksandar Spasovit nga Institutit Progresiv për Demokraci Sociale do të duhet të bëhen duke filluar nga arsimi fillor.

Ky edhe përfundimet e tjera të mëposhtme u thanë sot në debatin “Reformim i reformave të pasuksesshme”.

“Duhet të ndryshohet pothuaje çdo gjë në sistemin arsimor, duke filluar që nga arsimi fillore e deri te ai sipëror. Ndryshime duhet të bëhen në përzgjedhjen e kuadrit të arsimor, mënyrës dhe sasisë së financimit të shkollave”, tha Spasov.

Ai gjithashtu vlerësoi se nuk duhet të jetë arsimi i obligueshëm por duhet të ketë kritere në pranim e nxënësve, ngaqë me kritere të caktuar rritet cilësia e arsimit.